Përfaqësuesit e UP, Komuna e Prishtinës dhe Oda Ekonomike e Kosovës, mbajtën takimin e radhës të Bordit Drejtues të Institutit UPCO cluster

Prishtinë | 02 Dhj 2022 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesit e Universiteti i Prishtinës, Komuna e Prishtinës dhe Oda Ekonomike e Kosovës, të cilët janë bashkëthemeluesit e Institutit UPCO Cluster, mbajtën takimin e radhës të Bordit Drejtues të Institutit UPCO cluster.

U diskutuan dhe u morën vendime drejt funksionalizimit të Institutit UPCO, zhvillimin e planit të veprimit për vitin 2023 dhe resurseve të nevojshme humane.

Funksionalizimi i Institutit është me shumë interes për krejt shoqërinë kosovare, sepse do të ndikojë në fuqizimin e qasjes inovative të strukturuar e të bazuar në parimin e spirales së trefishtë (triple helix): akademi-qeveri-biznes (kërkime dhe zhvillim), duke nxitur bashkëpunimin e strukturuar në mes të sektorit publik dhe privat

UPCO Cluster është një organizatë jofitimprurëse e specializuar për promovimin e teknologjive të reja, inovacionit dhe ndërmarrësisë dhe ofrimin e shërbimeve për ekonominë dhe arsimin në Kosovë.

Ky projekt, i institucionalizuar në vitin 2022, përmes një marrëveshjeje ndërmjet institucioneve themeluese, është mbështetur nga projekti ALLED 2, Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Bashkimi Evropian.

Efka Heder

European Union in Kosovo

Austrian Development Agency

Agon Dula

Të ngjashme