Përfaqësuesit e USAID-it në Jordani interesohen për programet e KLGI-së

Prishtinë | 05 Dhj 2016 | 22:11 | Nga

Drejtori ekzekutiv i Institutit KLGI, Besnik Tahiri, së bashku me ekipin pritën, Sean J. Osner, drejtor i Programeve të Demokratizimit, Qeverisjes dhe të Drejtave të Njeriut –USAID në Jordani, dhe Arianit Shehu, drejtor i Institutit Demokratik Amerikan – NDI në Jordani.

Qëllimi i këtij takimi ishte njohja dhe familjarizimi me programet e Institutit KLGI; praktikat e mira në fushën e reformave institucionale; angazhimin dhe përpjekjet institucionale në ofrim të shërbimeve cilësore; si dhe procesin e decentralizimit dhe funksionimit të qeverisjes lokale në Kosovë.

Diskutimi u fokusua për rolin dhe impaktin e programeve të Institutit KLGI në fushën e qeverisjes lokale dhe procesin e decentralizimit në Kosovë dhe Jordani. Po ashtu u theksua edhe roli kyç i organizatave ndërkombëtare me theks programeve politike dhe zhvillimore Amerikane si USAID dhe NDI në procesin e demokratizimit dhe reformave në vendet përkatëse.

Ajo që duhet theksuar është se mësimet e nxjerra nga konteksti i Kosovës do të shërbejnë për të ndihmuar institucionet e Jordanisë në aplikimin e modeleve më të mira nga Kosova.

U diskutua edhe lidhur me përpjekjet për ndërtimin e kapaciteteve të zhvilluara nga institucionet e Kosovës, përkrahjen ndërkombëtare dhe rrugën e ndjekur të reformave për fuqizimin e ofrimit të shërbimeve nga të dyja nivelet (qendror dhe lokal).


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme