Kosova ka mësuar emrat e kundërshtarëve që do të përballet në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Kupën e Botës 2021.
Përfaqësuesja jonë në basketboll do të jetë në Grupin B me Sllovakinë, Islandën dhe Luksemburgun, e që janë takime aspak të vështira.
Në anën tjetër, edhe Shqipëria ka mësuar kundërshtarët e saj, derisa ka rënë në Grupin A.
Kombëtarja shqiptare në basketboll do të luajë kundër Portugalisë, Qipros dhe Bjellorusisë.
Nëse Kosova dhe Shqipëria arrijnë ta kalojnë këtë fazë të grupeve, atëherë do të kenë shansin që të kalojnë në kualifikimet direkt për FIBA World Cup./telegraf