Federata e Futbollit e Kosovës, ka njoftuar se Kombëtarja e Kosovës do të niset nesër për në Ishujt Faroe.
Seanca e fundit stërvitore e Kombëtares A, ka nisur sot në orën 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Siç njofton FFK-ja, transmeton Koha.net, Kombëtarja niset nesër në orën 7.00.
Kosova do të luajë të dielën si mysafire e Ishujve Faroe në kuadër të xhiros së katërt.
Ndeshjen e fundit mes dy kombëtareve e fitoi Kosova 2 me 0 në “Fadil Vokrri”.