Përfitimet nga kripa e Himalajeve

Prishtinë | 30 Pri 2024 | 18:32 | Nga Ekonomia Online

Në një studim të publikuar në Journal of Herbal Medicine, hulumtuesit kanë dalë në përfundimin se kripa e himalajës së bashku me lëngun e limonit ndihmojnë në trajtimin e dhimbjeve të kokës.

Ajo që duhet të bëni është të shtrydhni lëngun e një limoni në një gotë me ujë e ta përzieni me 2 lugë kripë himalaje. Dhimbja e kokës do të pushojë brenda pak minutave dhe kjo pije nuk ka asnje efekt anësor.

Kjo kripë përmban 84 elemente, të cilat ndihmojnë për rritjen e nivelit të seretoninës (hormonit të lumturisë) dhe forcojnë sistemin nervor.

Ndër përfitimet kryesore të kësaj kripe janë:

Rregullimi i nivelit të sheqerit në gjak

Rrit përçueshmërinë tek qelizat nervore për përpunimin e informacionit dhe komunikimin.

Pastron sinuset e bllokuara (që mund të jenë një nga shkaktarët e dhimbjes së kokës).

Nxjerr acidet nga qelizat e trupit, sidomos qelizat e trurit.

Rrit nivelin e seretoninës dhe melatoninës

Vepron si një element i fortë kundër depresionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme