Mund t’ju duket gjë e thjeshtë, por një përqafim është më i fuqishëm sesa ç’mendoni.
Në fakt, ka edhe një ditë të tërë që i kushtohet përqafimit, dhe kjo ndodh çdo vit me datën 21 janar, transmeton Telegrafi.
Ndonëse Dita Nacionale e Përqafimit kryesisht është më e njohur në SHBA, edhe shtetet tjera anë e mbanë botës shpeshherë marrin pjesë në këtë ‘festë’.
Sidoqoftë, si ndikojnë përqafimet te ne?
Përqafimi i zvogëlon ndjenjat e vetmisë
Përqafimi liron oksitoksinë në tru, që është hormon i cili i rritë ndjenjat e intimitetit dhe ndihmon në stimulimin e lidhjes sociale mes dy njerëzve.
Nivelet e larta të oksitoksinës mund ta rrisin lidhjen romantike, por edhe mund t’i zvogëlojnë njëkohësisht ndjenjat e vetmisë dhe izolimit.
Përqafimi i zvogëlon simptomat e ankthit dhe depresionit
Përveç lirimit të oksitoksinës, hulumtimet tregojnë se duke e përqafuar dikë ju lironi dopaminë në tru, që njihet si hormon i kënaqësisë dhe u jep njerëzve ndjenjën e lumturisë.
Personat me çrregullime të disponimit, si depresioni, shpeshherë kanë nivele të ulëta të dopaminës, andaj përqafimi mund t’u ndihmojë atyre.
Përqafimi ndihmon në mbrojtjen nga stresi
Një studim me 404 të rritur të shëndetshëm, i kryer në vitin 2014, kishte zbuluar se përqafimet e shpeshta e rrisin rrezikun e njeriut për t’u prekur nga stresi.
Kjo kishte ndodhur për shkak se pjesëmarrësit kishin pasur ndjenja më të mëdha të mbështetjes sociale si rezultat i përqafimit të rregullt.