Arra e kokosit është një frutë ekzotike, e pasur me minerale, fibra dhe vitamina, që i bashkon shijes së këndshme një sërë përfitimesh për bukurinë dhe shëndetin.
Arra e kokosit përmban vlera të dobishme për shëndetin, përtej faktit se është i pasur me vlera ushqyese dhe vlera të cilat e ndërtojnë metabolizmin e trupit.
Kokosi konsiderohet burim i pasur i ushqimit, qumështit dhe vajit, si dhe ndër vite është shndërruar në pije rifreskuese veçanërisht në mbrëmjet e verës.
Por vlera kryesore e arrës së kokosit konsiderohet të jetë vaji i cili sjell shumë dobi për trupin e njeriut dhe është i përkryer për t’u konsumuar.
Në formë të lëngut, njerëzit kokosin e përdorin kur kanë probleme nga më të ndryshme, duke filluar nga diarreja, tretmanët për flokë dhe lëkurë të fytyrës dhe trupit, pastrimi i metabolizmit apo ngritja e apetiti.
Kjo frutë jo vetëm që me anë të lëngut na freskon, por është shumë i shëndetshëm për kockat dhe dhëmbët. E freskët, e pasur me yndyra të dobishme, kalcium, magnez dhe fibra vegjetale, arra e kokosit përveçse është i shkëlqyer kundër dehidratimit, lehtëson edhe aciditetin në stomak.
Për shkak të vitaminave që përmban, kokosi është i përkryer kundër dobësisë muskulare dhe nervozizmit, e lufton kolesterinën dhe është një alternativë e mirë në kuzhinë, në krahasim me yndyrat shtazore.
Pikërisht për shkak të vetive që ka, palma e kokosit është quajtur ‘pema e jetës’.