Mbrëmë ishte java e tretë e shout të njohur X-Factor në Britani në të cilën si pjesë e jurisë është një divë e muzikës, bukuroshja Nicole Scherzinger.
Derisa anëtarët e jurisë, Simon Cowell, Louis Walsh dhe Sharon Osbourne ishin duke qëndruar në karriget e tyre, anëtarja e katërt, Scherzinger ka hapur këtë shfaqje me një performancë të mahnitshme e cila përveç kësaj ka lënë pa fjalë publikun edhe me bukurinë e saj.
Bukuroshja 38 vjeçare në skenën e X-Factor dukej si një yll, falë fustanit të saj me plot shkëlqim.
Për më tepër, shikoni performancën e saj dhe fotografitë më poshtë.