Performancë për viktimat e trafikut rrugor

Prishtinë | 23 Pri 2017 | 13:13 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nën moton “Më kujto, me kujdes”, Qendra për Zhvillim Multikulturor- Impact, ka shënuar ditën vendore të përkujtimit të viktimave në komunikacionin rrugor, marrë parasysh numrin e madh të aksidenteve në komunikacionin rrugor në nivel vendi, sidomos atyre me fatalitet.

Shënimi i kësaj dite sipas organizatorëve ka për qëllim, që përmes përkujtimit që ua bëjnë viktimave në trafikun rrugor, të rrisim edhe shkallën e ndërgjegjësimit qytetar rreth sigurisë në rrugë.

Naim Berisha organizator i kësaj ngjarje njëherësh edhe aktor i Teatrit Kombëtar të Kosovës, ka treguar për mënyrën e organizimit dhe mbështetjen financiare nga institucionet vendore.

“Me kujto, me kujdes” ka përfshirë realizimin e tri performancave paralele, në tri rrugët e kryeqytetit, ku janë zhvilluar improvizimet të cilat janë bërë nga vullnetarë të cilët kanë ndihmuar këtë proces të vetëdijesimit. Por sa i përket mbështetjes materiale nga institucionet dhe ministritë përkatëse nuk kemi pasur. Gjithçka që është bërë, është bërë me ndihmën e njerëzve vullnet mirë. Por nuk duhet të harrojmë mbështetjen e Komunës Prishtinës e cila na ka ndihmuar rreth organizimit duke na dhënë leje për mundësimin e realizimit të performacave, gjithashtu edhe Policinë e Kosovës dhe Ndihmën e Shpejtë”, ka thënë Berisha.

Ai ka treguar gjithashtu se kanë kërkuar ndihmë nga Ministria e Kulturës për realizimin e këtyre performancave por që nuk kanë marrë ende ndonjë përgjigje.

“Ne kemi konkurruar dhe kemi kërkuar që Ministria e Kulturës të na ndihmoj rreth realizimit të këtij projekti po që ende nuk kemi marrë një përgjigje nga ta”, u shpreh ai.

Në fund të kësaj ngjarje tri autoambulancat lëshuan sirenat dhe ndalesa e tyre ishte para Ministrisë së Kulturës.

Të ngjashme