Përfshihet nga zjarri një lokal në Gjakovë, lëndohet një person

Prishtinë | 24 Pri 2021 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Një person ka raportuar se është përfshirë nga zjarri lokali i tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 01:05 në fshatin Zabel, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, gjatë shuarjes së zjarrit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është përfshi në zjarri lokali i tij. Ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Gjatë shuarjes së zjarrit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme