Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së mërkurës në Mitrovicë të Jugut, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia në raportin 24-orësh thekson se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve, të cilat kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin.
Si pasojë e incidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.
Policia e ka iniciuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e zjarrit.