Një shtëpizë është përfshirë nga zjarri në fshatin Shishman i Bokës Gjakovë, aty ka vdekur edhe një grua, njofton policia.
Gruaja ka ndërruar jetë për shkak se është ngulfatur nga tymi, trupi i pajetë i saj është dërguar për obduksion.
Njoftimi i plotë i policisë:
Fshati Shishman i Bokës, Gjakovë 24.07.2019-22:10. Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një shtëpizë (barakë) në të cilën gjendej viktima femër K-Shqiptare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit viktima është ngulfatur nga tymi dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.