Përfundoi trajnimi “Trajtimi ligjor i tatimeve në ndërmarrje”

Prishtinë | 23 Sht 2016 | 12:35 | Nga

Në ambientet e Odës Ekonomike të Kosovës dje dhe sot u organizua me suksese trajnimi mbi trajtimin ligjor të tatimeve në ndërmarrje që kishte për objektiv kryesor kuptueshmërinë dhe dallimin e kontabilitetit për qëllime tatimore në krahasim me kontabilitetin menaxherial.

Gjatë këtyre dy ditëve u shkëmbyen përvoja në tema të ndryshme si:

TAP – Pagat; TAP – Bizneset e vogla; TAP – Bizneset e mëdha dhe Ortakëritë , trajtimi dhe deklarimi i tyre; TAK – Korporatat e vogla dhe qiratë, trajtime të ndryshme; Korporatat e mëdha dhe WR; Tatimi mbi vlerën e shtuar – TVSH.

Në fund u shpërndan edhe certifikatat e pjesëmarrjes në trajnim dhe kandidatët pjesëmarrës u ndanë mjaft të kënaqur me trajnimin e mbajtur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme