Ahmeti-Muratit: Qasje totalisht e mbrapsht dhe mosnjohuri bazike e llojeve të tatimeve

Prishtinë | 31 Dhj 2021 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në facebook ka postimi në facebook ka reaguar lidhur me deklaratën e ministrit Murati, i cili tha se nuk kanë premtuar se do të vazhdojë 8 përqindëshi, këtë vit pati rritje të fitimit në gastronomi.

“Çka i bjen kjo? Gastronomët po fitojnë shumë e duhet me i nal? Edhe disa qebaptore kishin fitu goxha rritne TVSHnë në qebapa 20 përqind. A duhet me hap kafeteri në pronësi të qeverisë se sektori privat është armiku kryesor i Kosovës?”, ka shkruar Ahmeti.

Tutje ai ka shkruar se qasja e ministrit Hekuran Murati është e mbrapsht dhe se nuk ka njohuri bazike të llojeve të tatimeve.

“TVSH edhe origjinën e ka në një mënyrë të lehtë e të thjeshtë të financimit të shpenzimeve publike kur shteti ka mungesë. Fubksioni i dytë është motivimi apo demotivimi i veprimeve të caktuara. P.sh. Hiqet në libra për të motivuar leximin e shtohet në produkte të shtrenjta e të panevojshme apo të pashëndetshme për ti demotivuar blerjet”.

“Pra ose po mendoni që kafeteritë janë institucione të mbrapshta e duhet të demotivojmë socializiminbose po mendoni që fitimi i rritur i dikujt nuk duhet lejuar. Në dyja rastet, absurditet. E që ska nevojë për financim shtesë për shpenzime publike trefon bilanci i fundvitit. 9 muaj nuk po zgjedhet OSHP që në mënyrë të pakuptueshme ka bllokuar investimet publike.Por kryesorja thelbi i TVSH është se nuk e paguan shitësi por konsumatori. Pra ju nuk e zvogëloni profitin e kompanisë por e zbrazni edhe më shumë xhepin e qytetarit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme