Përfundojnë bisedimet Rusi-Ukrainë

Prishtinë | 29 Mar 2022 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Pas 4 orë bisedimesh, kanë përfunduar negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë, delegacionet e të cilave u takuan sot në Turqi. Nuk dihet nëse do të ketë bisedime të tjera nesër.

Këshilltari i Presidentit ukrainas ka zbuluar çështjet që u diskutuan në Stamboll.

“Çështja e parë ishte marrëveshja për garancitë ndërkombëtare të Ukrainës. Vetëm me një marrëveshje të tillë përfundon lufta. Ukraina pranon statusin neutral vetëm nëse i jepen garanci”, tha Mykhailo Podolyak.

Çështja e dytë, shtoi Podolyak, “kishte të bënte me armëpushimin, në mënyrë që çdo problem humanitar të zgjidhet”.

“Dua të nënvizoj se sot kemi një tjetër problem, që është përshkallëzimi i luftës, i urrejtjes, dhunës dhe shkelja e rregullave të luftës, jo vetëm në fushë-betejë”, tha këshilltari presidencial.

Të ngjashme