Në kuadër të marrëveshjes së arritur mes opozitarëve dhe regjimit të Bashar al Asadit në Siri përfundon evakuimi i civilëve dhe elementëve ushtarakë në 4 rajonet nën rrethim, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga gazetarët e AA-së që ndodhen në pikat e evakuimit në Halep, mësohet se kanë kaluar pikat e kontrollit autokolonat të cilat kanë lëvizur në mënyrë të ndërsjellë nga rajonet nën rrethim e regjimit Zebadani dhe Madaja në perëndim të Damaskut dhe nga rajonet Fua dhe Kefreja nën rrethimin e opozitarëve.
Autobusët të cilët transportojnë 5.000 civilë dhe elementë ushtarakë nga rajonet Fua dhe Kefreja janë nisur afërsisht 5 orë nga sulmi me bombë i ndodhur në pikën e kontrollit në rajonin nën kontrollin e opozitarëve, në Halep.
Autokolona pasi ka kaluar pikën e kontrollit në lagjen Rashidin ka hyrë në qendrën e Halepit. Autokolona e përbërë prej 73 autobusë është shoqëruar nga 20 ambulanca të Gjysmëhënës së Kuqe të regjimit të cilët kanë transportuar të plagosurit.
Në të njëjtën kohë edhe autokolona prej 2.350 personash që është nisur në të njëjtën kohë nga rajoni Madaja dhe Zebadani ka kaluar pikën e kontrollit në lagjen Ramuse të regjimit, ku bëhet e ditur se 67 autobusë dhe 8 ambulanca që transportojnë të plagosurit kanë mbërritur në rajonin Idlib.
Teksa është evakuuar plotësisht rajoni Zebadani mësohet se 4 mijë persona që kanë qëndruar në Madaja janë dakorduar me regjimin dhe do të vazhdojnë të jetojnë në këtë rajon.
Në sulmin me bombë të ndodhur ndaj autokolonës së nisur nga rajoni i regjimit gjatë pritjes në Rashidin patën humbur jetën mbi 100 persona në mesin e të cilëve ndodheshin civilë, punonjës së Gjysmëhënës së Kuqe dhe opozitarët që mbronin autokolonën.
Ndërkohë edhe autokolona e nisur nga rajoni i opozitarëve ndodhej në pritje në pikën e kontrollit në lagjen Ramuse të regjimit.
Mbajtja në pritje të ndërsjellë e autokolonave ishte shkaktuar si pasojë e presionit ku regjimi kishte nxjerrë më shumë njerëz nga rajoni Fua dhe Kefreja.