Sot është afati i fundit që partitë politike të deklarojnë koalicionet e tyre parazgjedhore.
Deri në ora 18:00 të gjitha partitë politike kanë të drejtë të deklarojnë koalicionet eventuale në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Partitë më të mëdha nuk kanë shprehur gatishmërinë për koalicione, megjithatë së fundmi është përfolur për një koalicion të LDK-së me AKR-në e Behgjet Pacollit si dhe të PDK-së me Nismën e Fatmir Limajt.