Gjatë shtatë muajve të kaluar Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka përfituar nga projekti i tretë i binjakëzimit i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe i implementuar nga Zyra e Auditorit Kombëtar të MB-së.
Partnerët në binjakëzim në veçanti kanë hartuar kornizën ligjore dhe kanë fuqizuar kapacitetin administrativ dhe menaxhues të zyrës, kanë përmirësuar aftësitë për auditim për të përmbushur standardet ndërkombëtare dhe kanë rritur kapacitetin e zyrës për të ofruar rregullsi themelore të fortë dhe auditime të sistemeve të TI-së.
“Organet e Auditorit Kombëtar luajnë rol thelbësor në mbikëqyrjen e shpenzimeve publike duke mundësuar kështu llogaridhënie dhe rritje të efikasitetit. Prandaj, BE-ja ka mbështetur vazhdimisht Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës që nga themelimi i saj në vitin 2004, duke e transformuar atë nga një funksion i rezervuar për UNMIK-un në Zyrë të Auditorit Kombëtar”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së.
Miratimi i ligjit të ri dhe emërimi i kohëve të fundit i kosovarit të parë në pozitën e Auditorit të Përgjithshëm janë parakushte të rëndësishme për këtë institucion për të dhënë rezultate në misionin e vet të rëndësishëm.