Ka përfunduar e qetë protesta në mbrojtje të liderit të AAK, Ramush Haradinaj, e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UçK-së.
Organizatorët e protestës thanë së është indinjuese se arrestimi i Haradinajt bëhet në një shtet të Evropës Perëndimore që i njeh mirë rrethanat e Kosovës të para dhe pas luftës në Kosovë.
Protestuesit kërkuan lirimin sa më shpejt të liderit të AAK-së Ramush Haradianjt.
Organizatorët kanë paralajmëruar në fund të protestës së nuk do të ndalen deri në lirimin e Ramush Haradinajt.