Mbi 1200 garuesë e kanë përfunduar garën e gjysmëmaratonës “Prishtina 2019”.
Në kategorinë e meshkujve, në vrapimin 21 km, vendin e parë e morri, Hosea Kiplagat Tuei nga Kenia, vendi i dytë i takoi, Abel Kibet Rop nga Kenia dhe vendi i tretë Youssef Sbaai poashtu nga Kenia, shkruan Ekonomia Online.
Ndërsa, në kategorinë e femrave, vendin e parë e morri, Ruth Chemisto Matebo nga Kenia, vendi i dytë Euliter Jepchipchir nga Kenia, vendi i tretë Ruth Nundu Mbatha nga Kenia.
Fituesja e vendit të parë në kategorinë e femrave, Ruth Chemisto Matebo tha se vitin e kaluar kishte zënë vendin e tyre, por këtë vit ajo doli fituesja e parë dhe për këtë ndjehet e kënaqur.
“Ky është viti i dytë, vitin e kaluar isha këtu dhe fitova vendin e dytë, këtë vit jan këtu dhe mora vendin e parë, e pëlqej organizimin vendi është i mirë, më pëlqen vendi dhe njerëzit këtu”
Ajo tha se edhe vitin e ardhshëm do të jetë sërish pjesë e maratonës.
“Me siguri që edhe vitin tjeter do të jem pjesë e garës”, tha ajo.
Fituesi i vendit të parë në kategorinë e meshkujve, Hosea Kiplagat Tuei tha se është shumë i kënaqur me vendin e parë që mori dhe tha se kësaj gare do i bashkohet edhe vitin e ardhshëm.
“Jam shumë i lumtur për vendin e parë, unë e pëlqej Prishtinën dhe njerëzit e saj sepse janë shumë të mirë, po ashtu edhe organizimi ishte shumë i mirë dhe më pëlqen”, tha ai.
Gara e vrapimit, gjysmëmaratona “Prishtina 2019” ka nisur sot në orën 10:00 të mëngjesit dhe ka përfunduar në orën 13:00.