110 minatorë të minierës së Trepçës, hyn sot në grevë, në shenjë pakënaqësie për vonesën e marrjes së pagës për muajin janar.
Por kjo grevë tanimë ka mbaruar. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani, ka thënë për Express, se minatorët i janë kthyer punës tashmë.
E sipas tij, të njëjtit kanë mbetur pa zgjidhje dhe pa paga.
Por, sipas Osmanit të njëjtëve u është premtuar që pagën më së largu do ta marrin gjatë javës së ardhshme.
“Deri në orën 16:00 punëtorët kanë qenë në grevë. Ndërrimi i tretë ka filluar punën. Kjo pas premtimeve se pagat do tu dalin deri javën e ardhshme ose edhe më herët, varet se si shitet koncentrati. Kaq mund të themi për momentin”, ka thënë Osmani, për Express.
Minatorët në vazhdimësi janë duke u ballafaquar me vonesat e pagave të tyre.
Në të njëjtën gjendje ishin edhe gjatë muajit janar, ku paga e tyre u vonua deri me datë 22 të muajit paraprak.
E më herët, gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, për ty kryer pagesat ndërhyri edhe Qeveria e Kosovës.