Sapo ka përfunduar për sot kërkimi në lumin Lepenc për dy policët e zhdukur.
As dita e pestë e kërkimit për policët e zhdukur pas aksidentit që ndodhi të shtunën, nuk dha ndonjë rezultat.
Këto punime i ka përcjell për së afërmi sot edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili edhe u shpreh i pakënaqur që ende nuk janë gjetur policët e zhdukur.
Ndryshe, duhet cekur se për të lehtësuar në kërkimin e tyre, sot hidrocentralet në Brezovicë kanë bllokuar rrjedhën e ujit. Ky veprim është ndërmarrë në koordinim me Policinë e Kosovës.