Ambasadorja turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç, po largohet nga shërbimi pas përfundimit të mandatit.
Këtë e konfirmoi edhe këshilltari i ambasadores, Barış Goriça.
“Ambasadorja largohet pasi e ka përfunduar mandatin, në ndejën e pavarësisë me 28 nëntor e ka bërë lajmërimin për largimin dhe për këtë arsye ka mbajtur takimin lamtumirës me miq dhe bashkëpuntorë të saj, por do të ketë edhe takime tjera”, ka thënë Goriça.
Goriça i pyetur për gjendjen shëndetësore pas aksidentit të Kiliç tha “Gjendja e saj pas aksidentit është e mirë”.
Kujtojmë se në muajin nëntor eskorta e Kiliç u përfshi në një aksident, ku humbën jetën tre persona dhe ambasadorja u lëndua rëndë.