Përfundon mbledhja e Kryesisë së LDK-së

Prishtinë | 21 Jan 2020 | 16:43 | Nga Kastriot Kokollari

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së LDK-së, raporton Ekonomia Online.

Mustafa gjatë ditës e ka konfirmuar se ndërkombëtarët, saktësisht ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe Bashkimi Evropian janë duke insistuar që sa më shpejtë Kosova t’i krijojë Qeverinë e re.

Mustafa pas takimit që zhvilloi me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott në zyrat e LDK-së tha se ambasadat janë të interesuara të krijohet qeveria sa më shpejtë.

Ai ka konfirmuar se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së partisë, do të trajtohet çështja e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi kjo e fundit edhe “de jure” i dërgoi presidentit mandatarin për kryeministër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme