Ka përfunduar mbledhja e Grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje është mbledhur, raporton Ekonomia Online.
Deputeti Haki Abazi, para medieve, tha se nuk është diskutuar për koalicion më LDK-në, por që ky ishte takim i grupit parlamentar.
Kurse deputeti Glauk Konjufca tha se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, pa specifikuar qartë se cilat ishin temat e takimit.
Shkurt ka folur edhe deputetja Albulena Haxhiu. Pas insistimit të medieve ajo ka thënë se do të ketë më vonë një komunikatë ku do të bëhen të qarta temat e takimit.
Përderisa ka shtuara e nuk beson që sot do të ketë një takim të liderëve të kësaj partie dhe LDK-së.
Kur kanë mbetur vetëm edhe një ditë deri në konstituimin e Kuvendit, VV-ja dhe LDK-ja ende janë pa një marrëveshje për bashkëqeverisje.