Përfundon numërimi i votave nëpër qendra komunale, VV-ja merr 40.90%

Prishtinë | 22 Shk 2025 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të premten në mbrëmje është përmbyllur procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë dhe verifikimi i votave të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kësisoj, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 345,602 vota apo 40.90%. Këto të dhëna i ka bërë të ditur analisti politik, Shenoll Muharremi.

“Rezultatet Lëvizja Vetëvendosje! Këtu i kemi rezultatet më të fundit, 22 shkurt 2025, nga KQZ për Lëvizjen Vetëvendosje për secilën komunë të Kosovës. Gjithsejt 345,602 vota apo 40.90%”, ka shkruar ai.

Të ngjashme