Përfundon operacioni policor “Basti 2”, arrestohen gjashtë persona në Ferizaj

Prishtinë | 09 Gus 2019 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka përfunduar operacioni policor “Basti 2”, i cili ka rezultuar me arrestimin e gjashtë personave, të cilët dyshohen se kanë kryer vepra penale “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Me vendim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, transmeton Telegrafi.

“Me datën 08.09.2019 duke filluar prej orës 19:00 e deri rreth orës 01:00 të datës 09.09.2019 duke u bazuar në Planin Operativë “Basti 2“, Njësitet relevante Policore në kuadër të DRP-së në Ferizaj kanë realizuar një operacion, ku me ç’rast kanë kontrolluar tetë lokale në lokacione të ndryshme, në të cilat lokale ekzistonte dyshimi se ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Gjatë kontrollimit të atyre lokaleve, nga ana e Policisë janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale:
• Tre aparata të kazinove,
• Pesëmbëdhjete Shtëpiza të kompjuterit,
• Tre Printer të kompjuterit,
• Shtat telefona celular,
• Para të gatshme në vlerë prej 570 Euro dhe
• Disa tiketa të printuara dhe material për shtypjen e tiketave të lojërave të fatit.

Të ngjashme