Përfundon pjesa e parë, Kosova avancon me supergolin e Rashicës

Prishtinë | 14 Tet 2018 | 19:06 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Ishujve Faroe dhe Kosovës, me epërsinë minimale të kosovarë, 0-1.

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshje Ishujt Faroe-Kosova, një ndeshje që me posedim e ka kontrolluar Kosova, edhe pse vendasit disa herë u treguan të rrezikshëm.

Kosova kaloi herët në epërsi, pasi që në minutën e 9’të, Milot Rashica shfrytëzoi shumë mirë një gabim në mbrojtjen e Ishujve duke shënuar një supergol për Kosovën, ndoshta më të mirin deri me tani në Ligën e Kombeve.

Pas pësimit të golit, Kosova e kishte posedimin por vendasit u mbrojtën, derisa Kosova.

Rreziku i vetëm për Kosovën në këtë ndeshje ishte në minutën e 37, ku Ujkani bëri një pritje të Joensen.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme