Përfundon prapa grilave personi që e rrahu gruan e tij

Prishtinë | 29 Tet 2019 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Një rast i dhunës në familje është regjistruar në Lipjan.

Mbrëmjen e së hënës, përkatësisht në ora 23:00 në qytetin e Lipjanit është regjistruar një rast i dhunës në familje.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person, pasi që dyshohet se i njëjti pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit, viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Lipjanit, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

Të ngjashme