Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Ambasada e Norvegjisë janë nikoqirë të ceremonisë përmbyllëse të Programit për Zhvillim të Kapaciteteve (CDF).
Programi CDF është dizajnuar nga KFOS-i dhe UNDP-ja në vitin 2004 me qëllim që të ndërtojë dhe zhvillojë kapacitetet e administratës publike në Kosovë. Për më se 11 vite veprim, projekti ka ndërtuar kapacitetet individuale, organizative, dhe mjedisore për hartim dhe zbatim të politikave zhvillimore dhe për udhëheqësi dhe menaxhim efektiv.
“Gjatë kësaj periudhe, projekti ka ndihmuar institucionet kosovare duke mundësuar më se 2637 muaj këshillim. 189 këshilltarë, nga vendi, rajoni dhe Diaspora, kanë shërbyer në projekt, për realizimin e 523 angazhimeve individuale. Në institucionet përfituese përfshihen edhe Zyra e Kryeministrit, Presidenca, ministritë, agjenci të pavarura, institucione gjyqësore, dhe një numër simbolik i organizatave joqeveritare”, thuhet nw njoftimin e UNDP-së.
Përveç nikoqirëve, në ngjarje do të marrin pjesë edhe zëvendës kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës, përfitues të projektit dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.