Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shënuar mbylljen e projektit të binjakëzimit të BE-së që ka mbështetur institucionet e Kosovës për 3 vite, kryesisht policinë dhe prokurorët, në përpjekjet e tyre për të luftuar krimin e organizuar në Kosovë.
Fokusi specifik i projektit ishte trajnimi i policisë dhe prokurorisë, krijimi i ekipeve të përbashkëta hetuese dhe fuqizimi i bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar në këtë aspekt.
Projekti është implementuar nga Gjermania dhe Hungaria si partnerë nga Shtetet Anëtare të BE-së në projektin e binjakëzimit.
Në këtë ngjarje kanë marr pjesë, përfaqësues të lartë nga Zyra e BE-së/PSBE, institucionet e vendit, Policia e Kosovës, Prokuroria, IPK, etj.