Muri i cili u ndërtua me 8 dhjetor të vitit të kaluar është rrëzuar përfundimisht sot. Eskvatorët kanë filluar rrëzimin e tij rreth orës 11:40 ndërsa rrëzimi i tij ka zgjatur rreth një orë.
Rrëzimin e këtij muri e përcollën qytetarë të shumtë si serbë ashtu edhe shqiptarë ai dhe shefja e stafit të kryeministrit, Vlora Dumoshi.
Po ashtu për të monitoruar punën nga afër ishte e pranishme edhe Shefja e zyrës së BE-së, Natalya Apostolova. Ndërsa sigurinë e vendit e bëri Policia e Kosovës së bashku me KFOR-in.