Përfundon seanca ndaj Nagip Krasniqit

Prishtinë | 20 Pri 2023 | 15:30 | Nga Hasan Hoti

Pas afër tri orësh, ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj kryeshefi të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqit, i cili u arrestua të mërkurën nën dyshimin për kryerjen e tri veprave penale. raporton Ekonomia Online.

Siç mëson Ekonomia Online, gjyqtarja e procedurës paraprake, Violeta Namani është në pritje të marrjes së vendimit.

Ndryshe, PSRK ka kërkuar që Krasniqit t’i caktohet masa e paraburgimit.

Krasniqi është arrestuar të mërkurën pas bastisjeve që janë kryer nga njësia e Veçantë e Hetimeve, në zyrën e tij në KEK dhe dy banesat e tij dhe i njëjti u dërgua në mbajtje.

LEXONI EDHE:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme