Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ka mbyllur punimet për sot.
Pritet që Administrata të njoftojë në ditët në vijim për vazhdimin e saj, raporton Ekonomia Online.
Gjatë seancës së sotme, deputetët kanë miratuar në parim ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, ndërkaq, për shkak të mungesës së kuorumit kanë mbetur pa u votuar një numër projektligjesh të shqyrtuara.