Ekonomia Online
FUNDIT

Përfundon takimi 11 orësh i bisedimeve në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi

Përfundon takimi 11 orësh i bisedimeve në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi

Ka përfunduar raundi i bisedimeve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Siç njoftoi Tanjug, bisedimet e sotme, zgjatën rreth 11 orë, delegacioni i Beogradit dhe i Prishtinës me ndërmjetësues evropiane në dialogun diskutuan për zbatimin e marrëveshjeve të Komunitetit të komunave serbe dhe marrëveshjet mbi gjyqësorin. Gjatë orëve të mbrëmjes në rendin e ditës u […]

Ka përfunduar raundi i bisedimeve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Siç njoftoi Tanjug, bisedimet e sotme, zgjatën rreth 11 orë, delegacioni i Beogradit dhe i Prishtinës me ndërmjetësues evropiane në dialogun diskutuan për zbatimin e marrëveshjeve të Komunitetit të komunave serbe dhe marrëveshjet mbi gjyqësorin.

Gjatë orëve të mbrëmjes në rendin e ditës u diskutua edhe për përdorimin e konkluzioneve mbi zbatimin e planit të veprimit për marrëveshjen e telekomunikacionit.

Nesër pritet të vazhdojë bisedimet në kuadër të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel ekspertësh. Është parashikuar të diskutohet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura për lirinë e lëvizjes dhe menaxhimin e integruar të vendkalimeve administrative

Të ngjashme