Përfundon takimi i ambasadorëve të BE-së, bllokohet miratimi i përfundimeve për zgjerimin

Prishtinë | 30 Nën 2020 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Përfundon takimi i ambasadorëve të Bashkimit Europian, në të cilin u vendos që të bllokohet miratimi i përfundimeve për zgjerimin.

Burime të Euronews Albania bëjnë me dije se Italia i ka kërkuar Presidencës gjermane të përmirësojë tekstin për Shqipërinë.

“Të paraqesë propozim të ri në ditët në vijim”, kjo është kërkesa e Italisë për Gjermaninë.

Ndërkohë Holanda dhe Franca kërkuan në takimin e ambasadorëve të BE-së, ndarjen Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut.

Ndërsa Bullgaria ka bllokuar Maqedoninë e Veriut për shkak të përplasjeve për gjuhën dhe historinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme