Përfundon takimi i paparalajmëruar Kurti–Abdixhiku

Prishtinë | 29 Gus 2026 | 21:54 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ku në fokus ishte çështja e zgjedhjes së presidentit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Takimi nuk ishte paralajmëruar paraprakisht për media dhe është zhvilluar pa praninë e gazetarëve.

Pas përfundimit të takimit, as Kurti dhe as Abdixhiku nuk kanë dhënë detaje për media.

Shkurtimisht, kryeministri në detyrë tha se “kur të kemi rezultate nga ana jonë, do të kemi lajme për juve”.

I pyetur nëse kishte ndonjë emër të propozuar, Kurti nuk u përgjigj.

Të ngjashme