Ka përfunduar takimi ndërmjet Isa Mustafa dhe Albin Kurti, raporton EkonomiaOnline.
Pas takimit Kurti bëri të ditur se do të presin certifikimin e e rezultateve për të arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje me LDK-në.
“Patëm një takim konstruktiv me kryetarin e LDK-së me ç’rast në të njëjtën kohë patëm edhe takimin e grupeve tona punuese që po e harmonizojnë programin e ardhshëm qeverisë, ne diskutuam për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, dhe u morëm vesh që një orë pas certifikimit të rezultatit, do të takohemi që ta bëjmë marrëveshjen brenda tre katër ditësh. pastaj jemi marrë vesh që pas certifikimit të rezultateve të finalizojmë, me ç’rast ftesa ime e përgjigja pozitive e kryetarit Mustafa tashmë është e dhënë”, tha ai.
Kurti tha se menjëherëpas certifikimit do të takohen me Mustafën dhe brenda 72 orësh do të merren vesh për bashkëqeverisje.
“Ne do të takohemi një orë pas certifikimit të rezultateve ne do të takohemi për ta kryer brenda 72 orëve marrëveshjen përfundimtare për koalicionin e ardhshëm qeverisës”, shtoi lideri i VV-së.