Ka përfunduar takimi ndërmjet Albin Kurtit e Isa Mustafës, raporton Ekonomia Online.
Të dy liderët i janë shmangur medieve dhe nuk janë prononcuar.
Por burime brenda takimit, kanë thënë se LVV dhe LDK në takimin e sontëm nuk kanë arritur të pajtohen të bashkëqeverisin në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.
Kurti e Mustafa janë dakorduar që të vazhdojnë takimet në arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje.