Përfundon takimi, Rama tregon çfarë diskutoi me Merkel

Prishtinë | 29 Pri 2019 | 17:58 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Edi Rama është pritur nga kancelarja Merkel në kuadër të Samitit të Berlinit me vendet e Ballkanit.

Kryeministria bën me dije se në këtë takim u diskutua mbi ecurinë e reformës në drejtësi dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjithashtu mësohet se Kryeministri Rama foli edhe per pritshmëritë e qeverise shqiptare per raportin e Komisionit Europian qe pritet te publikohet ne fund te muajit maj.

Kryeministri Rama e ka falenderuar Kancelaren për vëmendjen e vazhdueshme dhe mbështetjen që Gjermania ka dhënë për të shtyrë më tej rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Në takim u diskutua gjithashtu edhe per rajonin dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve. /Top Channel/

Të ngjashme