Përgatitje për zgjedhje të brendshme, AAK mbledh Këshillin Drejtues dhe Kryesinë

Prishtinë | 27 Pri 2022 | 19:32 | Nga Ekonomia Online

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të mërkurën ka mbledhur Këshillin Drejtues dhe Kryesinë e partisë.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, tha se arsyeja e kësaj mbledhjeje është që të diskutohet për zgjedhjet e brendshme në Aleancë, që do të mbahet me 5 qershor të këtij viti, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

“Aleanca është në pjesën më dinamike të zhvillimit të zgjedhjeve të brendshme. Në shumicën e degëve, ky proces është duke u përmbyllur.

Në mbledhjen e mbajtur me Këshillin Drejtues dhe Kryesinë e AAK-së, e fundit në përbërjen e tashme, diskutuam për përgatitjet e fundit për Kuvendin Zgjedhor, që do të mbahet me 5 qershor”, ka shkruar lideri i AAK-së.

Të ngjashme