Kuvendi i Kosovës mbanë sot seancë të jashtëzakonshme.
Si pikë e rendit të ditës në këtë seancë është Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Kosovës në procesin e dialogut.
Veç kësaj po ashtu pritet të bëhet dhe shqyrtimi i Platformës për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.
Seanca e thirrur pritet të nis nga ora 9:00.