Përhapet një virus nga mushkonjat në Argjentinë, mbi 40 të vdekur

Prishtinë | 22 Pri 2023 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Argjentina është duke u përballur me një shpërthim rekord të etheve “Dengue”.

Deri më tani si pasojë e tyre kanë vdekur 40 veta dhe mbi 60 mijë të tjerë janë infektuar, raporton BBC.

Ky infeksion shpërndahet nga mushkonjat “Aedes aegypti” dhe shpërthimi i fundit i madh që goditi Argjentinën ishte në vitin 2020.

Simptomat e “Dengue” përfshijnë ethe, dhimbje koke, turbullim dhe dhimbje kyçesh.

Ministria e Shëndetësisë atje ka njoftuar se rastet e etheve kanë filluar të rriten.

“Kjo mushkonjë, për shkak të rritjes së temperaturës në vendin tonë dhe në botë… është në gjendje të përhapet më shumë. Popullsia e tyre vazhdon të lëvizë më në jug”, tha biologia Marianela Garcia Alba, cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.

Të ngjashme