Portieri i Genoas Mattia Perin konfirmon se do t’i bashkohet pa përtesë skuadrës së Juventusit.
Gianluigi Buffon është pensionuar dhe tani kampionët italian po kërkojnë një zëvendësues dhe rivalizues të Wojciech Szczesnyt.
Reprezentuesi italian ka qenë i lidhur ngushtë me bardhezinjtë dhe këtë mëngjes është raportuar se të dy klubet do të takohen këtë javë për të diskutuar një marrëveshje.
“E di se unë jam një prej objektivave të tyre dhe është vërtet kënaqësi “, tha Perin për Corriere di Torino.
“Pëlqimi i Juventusit nuk është diçka që i ndodh të gjithëve, kështu që tashmë është një burim krenarie për mua, jam shumë i kënaqur”.
“A është arritur një marrëveshje? Jo se unë e di, por është e qartë se nëse kam mundësi, do të shkojë në Juventus. Le të shohim, me Genovën do të dëgjojmë të gjitha mundësitë.
“Unë e di që në Juventus, si në çdo klub tjetër të madh, do të gjejë një portier të madh [Szczesny] dhe ne do të duhet të garojmë për vendin e titullarit. Unë jam gati për këtë, kam treguar se jam konkurrues”.
Nëse Perin do të shkonte në Torino, do të zëvendësonte Gianluigi Buffon, diçka që ai shpreson të bëjë edhe për Italinë.