Të gjithë personat me nevoja dhe rrethana të veçanta mund ta shfrytëzojnë të drejtën për votim përmes ekipeve mobile, duke plotësuar formularin e aplikimit për regjistrim i cili gjendet në linkun: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-nevoja-te-vecanta/, ose në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj.
Aplikacionit për regjistrim ju duhet t’i bashkëngjitni një kopje të dokumentit të identifikimit dhe të certifikatës së aftësisë së kufizuar, të diagnozës mjekësore, dhe dëshmitë për rastet të tjera të veçanta, të cilat duhet të dorëzohen në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, më së voni deri më 2 tetor 2021.
Kujtojmë që zgjedhjet për kryetarë të komunave mbahen me 17 tetor të këtij viti.