Përjashtohen nga seanca Kurti e Haxhiu

Prishtinë | 20 Dhj 2017 | 11:55 | Nga

Pas vendimit të Prokurorisë për heqjen dorë nga dëshmia e Kadri Veselit ndaj deputetëve të opozitës për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, nga seanca janë përjashtuar edhe të akuzuarit Albin Kurti e Albulena Haxhiu.

KTV raporton se gjyqtari ka përjashtuar nga seanca të akuzuarit, Albin Kurti e Albulena Haxhiu për shkak të kundërshtimeve të tyre për tërheqjen e Prokurorisë nga thirrja e Veselit dëshmitar.

Dëshminë ndaj tyre tashmë e ka përfunduar deputeti Armend Zemaj.

Prokurori ka thënë se dëshmia e kryetarit të Kuvendit nuk është më relevante sepse dëshmitarët tjerë tashmë i kanë qartësuar rrethanat e ngjarjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme