Kryeministri Boris Johnson është shtruar në një spital, 10 ditë pasi testoi pozitivisht për koronavirus, ka thënë Downing Street.
“Ai vazhdon të ketë simptoma të vazhdueshme të koronavirusit, duke përfshirë një temperaturë të lartë”, tha një zëdhënëse.
“Me këshillën e mjekut të tij, kryeministri sot është pranuar në spital”.
“Ky është një hap paraprak, pasi kryeministri vazhdon të ketë simptoma të vazhdueshme të koronavirusit dhjetë ditë pas testimit pozitiv për virusin”.
“Kryeministri falënderon stafin e NHS për të gjithë punën e tyre të jashtëzakonshme dhe e nxit publikun që të vazhdojë të ndjekë këshillat për të qëndruar në shtëpi, për të mbrojtur NHS dhe për të shpëtuar jetë”, deklaroi zëdhënësja.