Familjarët e John McCain kanë lajmëruar CNN-në që ish-senatori ka vendosur të ndërprenë trajtimin e tij nga kancerë në tru, këtë të premte.
Ai kishte ndarë lajmin e hidhur për sëmundjen e tij në verën e vitit të kaluar me publikun amerikanë dhe mbarë botën.
Megjithatë mediat botërore raportojnë se gjendja tij është përkeqësuar dhe McCain ka vendosur të ndërprenë trajtimin.
John McCain kishte një rol të jashtëzakonshëm për Kosovën në vitet e 90-ta. Ai ka qenë dhe mbetet ndër përkrahësit më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare, transmeton kp.
McCain ka vizituar Kosovën në prillin e vitit të kaluar me ç’rast ka mbajtur edhe fjalim në parlamentin e Kosovës.
Aty ai kishte thënë se “ka ardhur në Kosovë për të thënë se po ai beson që ne duhet të zgjedhim së bashku një të ardhme më të mirë”.
“Në fund të fundit, siguria afatgjatë e Kosovës është rrënjosur më së shumti në marrëdhëniet e saj politike dhe të sigurisë me Shtetet e Bashkuara, NATO dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë, të cilët janë nënshkrues nga vlerat e përbashkëta demokratike dhe respektimi i sundimit të ligjit. Prandaj është kaq e rëndësishme që transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës të bëhet përmes amendamentit kushtetues. Ky është një vend sovran që populli i Kosovës duhet ta bëjë vetë. Siç theksoi kryetari Thaçi, kjo ‘duhet të jetë një proces gradual, gjithëpërfshirës me angazhimin e të gjitha komuniteteve’, duke përfshirë edhe serbët e Kosovës. Bërë në këtë mënyrë, besoj se transformimi në Forcat e Armatosura të Kosovës në afat të gjatë do të avancojë përparimin e Kosovës, do të forcojë legjitimitetin e tij ndërkombëtar dhe do të sigurojë aksesin e tij në të ardhmen për ndihmën ushtarake”, kishte thënë McCain.