Mijëra përkrahës të Donald Trumpit janë mbledhur në Washington DC, duke u betuar hakmarrje ndaj politikanëve republikanë që nuk kanë mbështetur pretendimet e presidentit për mashtrim elektoral, ndërsa Kongresi po përgatitet për ta konfirmuar rezultatin e votave të kolegjit elektoral.
Protestuesit kanë vazhduar të insistojnë se zgjedhjet janë vjedhur nga Donald Trump, raporton “Independent”.
Kongresisti Mo Brooks i Alabamas ishte i pari që foli, duke bërë adresim te marshi “Shpëto Amerikën”, në Elipsën në afërsi të Shtëpisë së Bardhë.
Ai ka akuzuar anëtarët republikanë në Kongres që nuk po e refuzojnë certifikimin e Joe Bidenit si fitues të zgjedhjeve, dhe se po ndihmojnë që Amerika të kthehet në “një shtet pa Zot, pamoral, diktatorial, e të shtypur”.
Donald Trump Jr. e ka bërë edhe më të qartë: “Kjo nuk është më partia e tyre Republikane. Është Partia Republikane e Donald Trumpiot”.
Amy Kremer e “Gratë për Trumpin” ka paralajmëruar: “Ne po vijmë për ju”.