Përkrahësja e VV-së përzgjidhet anëtare e KPM-së

Prishtinë | 24 Maj 2023 | 15:35 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Luljeta Aliu-Krasniqi i ka marrë votat e mjaftueshme për anëtare të Komisionit të Pavarur të Mediave, Nga 90 deputetë që morën pjesë në votim, Aliu-Krasniqi i ka marrë 48 vota, raporton Ekonomia Online.

“Me 48 vota, zgjidhet anëtare Luljteta Aliu, kurse për kandidatët e propozuar për zgjedhjen e dy anëtarëve, nga katër kandidatët, s’ka mundur të zgjidhet asnjë anëtarë. Nuk e ka arritur asnjëri numrin e 46 votave, sa ishin të nevojshme për t’u zgjedhur anëtar i KPM-së”, tha Konjufca.

Aliu-Krasniqi njihet si përkrahëse e partisë në pushtet.

Të ngjashme